-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Bomba’! Egla e martuar dhe me të dashur? Zbulohet lidhja me italianin

Kryesoret

“Unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë”, ishte deklarata e Egla Cenos që nxiti dyshimet e publikut që aktorja është në një lidhje jashtë “BBVIP”.

Kaq mjaftoi për të konfirmuar faktin që prej kohësh përflitej, se në fakt, aktorja ishte e martuar. Ndonëse konkurrentja nuk tregoi më shumë për mashkullin që dashuron, Ronaldo Sharka ka zbuluar detaje të reja për të dashurin e Eglës.

“Po ka një partner. S’do them emra se është e drejta e tyre ta bëjnë pubike apo jo. Është artist dhe po merret me muzikë. Është i lezetshëm, interesant ishte”, tha Sharka. “A është shqiptar?”, e pyeti moderatorja, megjithëse Ronaldo e anashkaloi pyetjen.

Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private. Por një deklaratë e ditëve të fundit, duket se ka zbuluar më shumë rreth statusit të aktores. “Vëllai i Madh” ka organizuar një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit.

Teksa Françeska ka krahasuar Meritonin dhe Eglën, fjalët e saj nuk i kanë pëlqyer aspak Eglës, e cila në mënyrë ironike për Meritonin dhe Ilnisën është shprehur se ajo dashurinë e saj e ka jashtë. Do t’ju jap një eksluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse se kam treguar posht jorganit në “BBV”.

Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë. Por, duket se vëllai i saj shtoi më shumë dyshimet, kur tha se martesa e së motrës ishte vetëm për letrat, duke ç’orientuar disi publikun. Por, duket se në fakt Egla është mëse e lumtur me martesën e saj, ku partneri që ka në krah është edhe mashkulli që ia ka marrë zemrën.

Ajo dhe Francesco, i cili është Italian, prej disa kohësh janë në një lidhje jo vetëm për shkak të letrave, por edhe prej ndjenjës që i bashkon. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” ka qenë vëllai i Eglës, Beso Ceno. I pyetur lidhur me fjalët që kanë qarkulluar ditëve të fundit për jetën e saj private, ku thuhet se në gjendje civile është e martuar me një italian, vëllai i saj shprehet se kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar, nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…Më kujtohet është një mik i ngushtë në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam…”, u shpreh i vëllai i Eglës, duke hedhur poshtë zërat se martesa në fakt ishte reale.

Por më tej, ai nuk dha detaje në lidhje me deklaratën se në fakt Egla ka një dashuri të madhe jashtë. Miqtë e afërt e dinë tashmë lidhjen e fortë që ajo ka me Francescon, ashtu edhe si dinë dëshirën e Eglës për ta mbajtur këtë histori sa më larg syrit të publikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit