-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Altin Dumani nuk më padit dot, se i duhet të tregojë si është bërë me tre shtëpi

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij sonte u ndal dhe tek akuzat e ngritura prej tij, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Berisha iu përgjigj pyetjes pse Dumani nuk e padit atë  në gjykatë për ato që thotë?

“Miqtë e mi, sot një analist i majtë, por jo i thekur, i shtronte Dumanit një pyetje: Pse nuk padit Sali Berishën në gjykatë për ato që të thotë?

Dhe unë do i përgjigjem në emër tuaj dhe para jush.
Nuk padit Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016.

Dhe i them këtij analisti, cili shqiptar me rrogë shteti mund të bëhej me tre banesa?
Jam ish-president, ish-kryeministër, me rrogën time dhe të bashkëshortes, kam arritur të blej gjithsej 38 metër katror më shumë se ç’kisha.

Nuk e padit dot Sali Berishën mercenari, sepse është autori i amnistive më monstruoze të krimit.
Sepse në dosjen që dërgon për Arben Ahmetajn, e citon 13 herë për Erion Veliajn.
Kurse kur dërgon dosjen e bashkisë për inceneratorin e Tiranës, hesht si fija e barit, nuk guxon t’i përmendë emrin njëherë.

Se i mbyllet goja me valixhe me euro, se i mbyllet goja me pengje të tjera.
A mund të padisë njeri ai i nderuar zotëri, që nuk lëshon fletë arresti, por lejon largimin në Dubai të Amant Josifit, vetëm se është bashkëpunëtor i Olsi Ramës?

Ai është një nga personat më të inkriminuar të shtetit shqiptar. Le ta mbrojë kush të dojë, le t’i thurin poema, apoteoza, por krimi, krim mbetet dhe ai do marrë ndëshkimin e merituar.
Ndaj nuk e akuzon dot ai Sali Berishën” deklaroi ish-kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit