-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje Ballës: Mos guxo të prekësh demokratët me dorë!

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga banesa e tij gjatë fjalës për mbështetësit demokratë, foli për protestën e së premtes në Bashkinë e Tiranës, ku 3 protestues ranë në prangat e policisë.

Berisha iu drejtua ministrit të Brendshëm Taulant Ballës, duke i bërë thirrje të mos i prekë demokratët pasi kjo është beteja kundër vjedhjeve të mëdha.

“Por unë kam një përshëndetje të veçantë për të burgosurit tanë politikë, të rinjtë Franc Kaloshi, Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të cilët u rrëmbyen, u morën peng nga banditët me uniformë, në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës dhe u keqtrajtuan nga horra në qelitë e narkoshtetit.

Unë i them Taulant Ballës, se ti o mik i bandave, se ti o kriminel që ke porositur vrasje, në salla gjyqi të kanë dalë, bashkëpunëtor në trafiqe monstruoze, mos prek demokratët me dorë sepse do ta pësosh atë që meriton.

Miqtë e mi, ju duhet ta dini se në qeli luftëtarëve të paepur, guximtarë, u kanë dërguar policë vrasës, të dënuar për vrasje në vende të tjera për të bërë rrugaçin, për t’i sharë dhe për t’i terrorizuar.

Por ata kanë qëndruar si viganë, kanë qëndruar si heronj të vërtetë dhe të premten beteja vazhdon e fuqishme, e premtja është fitorja.

Të dashur miq, rruga që ndjekim është rruga e qytetëruar, është rruga evropiane, është qëndrimi evropian kundër padrejtësive të mëdha, është qëndrimi evropian kundër vjedhjeve të mëdha, është qëndrimi i kombit të qytetëruar kundër mafies kriminale.
Është vendimi për të paguar çdo çmim për t’u çliruar prej tyre.

Një nga një do presim lidhjet e Erion Veliajt me mafien dhe i themi, forcë në botë që të mbron ty nuk ka.
Jep dorëheqjen o kriminel, o hajdut” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit