-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi/ 15-vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin, në pranga ai dhe babai

Kryesoret

Një plagosje e rëndë mes dy të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Markopulos të Greqisë.

Një 15-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij grek.

Sipas mediave greke, dy të miturit janë përleshur me njëri tjetrin për arsye banale dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e plagosur 15-vjeçarin grek.

Ngjarja u pa nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe prindërit e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou ku i është dhënë ndihma e parë dhe ka ndodhet i shtruar në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit