-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta për mbijetesë! Lecce ‘gjunjëzon’ Sassuolo-n e Bajramit dhe Kumbullës

Kryesoret

Serie A e futbollit italian është duke luajtur ditën e sotme raundin e 33-të. Duke mbetur dhe pak javë nga mbyllja e sezonit, të shumta janë ekipet që duhet të bëjnë mirë llogaritë me pikët nëse duan të sigurojnë mbijetesën.

E tillë ishte dhe përballja e ditës së sotme midis Sassuolos dhe Lecces, me dy ekipet që luftojnë për mbijetesë.

Një sfidë e cila përfundoi në shifrat 0-3 për miqtë, me ekipin e Kumbullës dhe Bajramit që duket gjithnjë e më shumë në Serie B.

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos treguan se janë në vështirësi dhe humbën 0-3 kundër Leçes. “Mapei Stadium” pa dy gola të shpejtë, me Gendrey dhe Dorgu që shënuan në minutat 11 dhe 15-të.

Me tri pikët “në xhep” puljezët e Leçes nuk u vendosën në vështirësi as në pjesën e dytë, madje gjetën golin me Piccoli në të 61 minutë, për të “vulosur” tri pikët. Te vendasit nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa Marash Kumbulla qëndroi në stol.

Ndërkohë te Leçe mungoi Ylber Ramadani për shkak të lëndimit, ndërsa Medon Berisha u fut në fushë në minutën e 75.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit