-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rënia e Bashkisë, fitore vendimtare për krijimin e qeverisë teknike

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme për mbështetësit demokrat, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal dhe një herë tek protesta para bashkisë së Tiranës.

Për Berishën ajo ishte një fitore dhe një hap drejt ‘rrëzimit të kryehajdutit’, duke iu referuar Erion Veliajt.

Ish-kryeministri u shpreh ‘ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe’, teksa shtoi se rënia e Bashkisë së Tiranës, është një fitore për krijimin e qeverisë teknike.

“Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe.
Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë. Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.

Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë” tha ish-kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit