Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kishin kryer dy vjedhje nën kërcënimin e një pistolete me silenciator, e cila ishte lodër.
Ata i kishin vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, dy shtetasve. Më pas, u larguan në një pikë karburanti dhe nën kërcënimin e kësaj arme kishin vjedhur xhiron ditore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një thikë, 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes