Marrëveshja midis kryeminstrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkuar për votim në Parlament.
Një bashkëpunim i firmosur 2 muaj më parë në Tiranë, tashmë kërkon miratimin e Kuvendit, në mënyrë që të fillojë zbatimin.
Por më shumë se sa bashkëpunimi në sektorë si ekonomia apo kultura, marrëveshja duket se i lë një derë të hapur kërkesës së Presidentit Ukrainas për të prodhuar armë në vendet e
Ballkanit Perëndimor, që do të ndihmonin ushtrinë e Kievit në luftën me Rusinë. Marrëveshja me Shqipërinë, ka një nen të posaçëm, sa i përket bashkëpunimit ushtarak.
“Palët do të zhvillojnë kontakte dhe shkëmbime ushtarake. Ata do të shkëmbejnë rregullisht mendime dhe informacione për doktrinat e tyre ushtarake dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ushtarak.”
Që nga nisja e agresionit rus, Shqipëria ka qenë ndër vendet që ka mbështetur fort rezistencën Ukrainase, jo vetëm në politikë të jashtme, por edhe me armatime si automjete të blinduara antimina apo predha dhe municione luftarake.