Partia Socialiste e Shqipërisë i ka mbyllur derën opozitës së drejtuar nga Sali Berisha për një ndërhyrje në Kushtetutë për rikthimin e koalicioneve zgjedhore.
Sot ishte parashikuar që grupi i dialogut të mblidhej për të diskutuar sistemin zgjedhor dhe rikthimin e koalicioneve, por pak minuta para takimit u njoftua anulimi i mbledhjes, me argumentin se ekspertëve u nevojitet më shumë kohë.
Megjithatë socialistët janë të qartë në pikën që nuk lëshojnë për koalicionet edhe pse grupi i PD-së e konsideron vendimtare.
Një tjetër kërkesë në tryezë është ndryshimi i formulës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e rikthyer në modalitetin e vjetër, kolegjial.
Këtu socialistët janë të gatshëm të shkrijnë vetëm komisionin rregullator, duke lënë të pandryshuar Kryekomisionerin dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Me këtë ritëm, diaspora as në këto zgjedhje nuk do të votojë.