-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U përmend në dokumentarin italian për emigrantët, Agaçi padit emisionin

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka reaguar pasi u përmend nga emisioni italian Report në RAI 3 si njeriu kyç  për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në reportazh thuhej se Agaçi ka tentuar të korruptojë kreun e Interpolit.

Agaçi në një reagim për mediat italiane “La repubblica” ka njoftuar se do të padisë emisionin për shpifje .

Krahasimi që iu bë ne emision është sipas Agaçi shumë i dëmshëm për reputacion e tij.
“Kam lënë detyrën ligjore dhjetë vjet më parë dhe krahasimi i bërë nga programi televiziv Report është shumë i dëmshëm për reputacionin tim. Unë kam udhëzuar tashmë avokatët e mi italianë që të ngrenë një padi për shpifje kundër programit televiziv shtetëror italian. Burimet duhet të verifikohen dhe po ashtu edhe lajmet”, ka thënë Agaçi në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit