-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi ndaj Trump/ Prokuroria: U përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat

Kryesoret

Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke ndalur publikimin e historive të dëmshme rreth jetës së tij personale, u tha anëtarëve të jurisë prokurori të hënën gjatë gjyqit të parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.

“Ky ishte një konspiracion i planifikuar dhe i zgjatur për të influencuar zgjedhjet e vitit 2016, për ta ndihmuar Donald Trump-in të zgjidhej nëpërmjet pagesave të paligjshme për të heshtur njerëzit që do të kishin diçka të keqe për të thënë rreth sjelljes së tij”, tha prokurori Matthew Colangelo. “Ishte manipulim zgjedhor, asgjë më shumë”.

Avokati mbrojtës u kundërpërgjigj duke e kritikuar padinë si të pabazë dhe duke sulmuar integritetin e personit dikur të besuar nga zoti Trump, që tashmë shërben si dëshmitari kryesor i akuzës.

“Presidenti Trump është i pafajshëm. Presidenti Trump nuk ka bërë ndonjë shkelje. Prokuroria e Manhatanit nuk duhet ta kishte ngritur fare këtë padi”, tha avokati Todd Blanche.

Deklaratat fillestare paraqitën për jurinë prej 12 personash dhe për publikun e gjerë, dy këndvështrime krejt të ndryshme se si do të zhvillohet kjo çështje gjyqësore, ndërsa në sfond vazhdon gara zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë./VOA

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit