-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur vijnë emigrantët nga Italia, ja çfarë thotë Rama

Kryesoret

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta njerëz që siç tha ai nuk e kalojnë detin nga dëshira.

Gazetari: Në dijeninë time përpara nënshkrimit të marrëveshjes me homologen tuaj Meloni, ka qenë i ngritur një grup pune në Shqipëri me disa zyrtarë të qeverisë suaj, por përse RAI 3 atakon kaq dhunshëm një prej njerëzve tuaj më të rëndësishëm siç është Engjëll Agaçi?

Edi Rama: Duhet të shtoj dhe diçka se është e rëndësishme, gazeta “La Repubblica”, e cila dy herë u bë përçuese në fillim i gënjeshtrës së parë pastaj gënjeshtrës së dytë në të dyja herët pasi u kontaktua nga zyra jonë menjëherë reagoi dhe i rektifikoi të dyja lajmet, të dyja herët se është e rëndësishme të thuhet edhe kjo. Nuk është gjithçka dhe çdo gjë kështu. Ndërsa për sa i përket arsyeve për të bërë këtë skifo duhet të pyesni ata që e kanë bërë dhe jo mua. Unë di të them që e gjitha është një çmenduri e vërtetë që nuk ka lidhje fare as me arritjen e fakteve, as me respektin në gazetari, për lirinë e informacionit për të drejtën e gjithkujt kur merret nëpër gojë, t’i jepet mundësia edhe atij të japë fjalën e vet, është një skifo.

Gazetari: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?

Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin  e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit