-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryesoret

Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të banuar me shumicë shqiptare.

Deri në zgjedhjet lokale, Presheva do të menaxhohet nga Autoriteti i Përkohshëm i emëruar nga Qeveria e Serbisë, pasi e shpërndau Kuvendin lokal.

Me shpërndarjen e Kuvendit i ka përfunduar mandati edhe kryetarit të komunës dhe anëtarëve të tjerë të pushtetit lokal.

Kryetari i fundit i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar autoritetet në Beograd për largim “të dhunshëm” dhe diskriminim të shqiptarëve.

“Mënyra e zgjedhjes së Autoritetit të Përkohshëm është krejtësisht e paligjshme dhe antikushtetuese”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kabinetit të Shqiprim Arifit për Radion Evropa e Lirë (REL).

Partia Alternativa për Ndryshim, nga e cila vjen Arifi, kishte shumicën në Kuvendin komunal të Preshevës, i cili ka gjithsej 38 delegatë.

Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa, i cili është emëruar nga Qeveria e Serbisë për kryetar të Autoritetit të Përkohshëm, thotë se Kuvendi vendor nuk është mbledhur që nga korriku i vitit 2023 dhe se kjo ka qenë arsyeja e shpërbërjes së tij.

“Koalicioni i mëparshëm i mbledhur rreth Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit e humbi shumicën në Kuvend dhe për nëntë muaj nuk mund të thërrasë asnjë seancë”, tha Ragmi Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Ai është kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), e cila ishte e dyta më e madhe në Kuvendin lokal/REL

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit