-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bujar Osmani: Fronti Europian shpall fitoren me mbi 40 mijë vota epërsi!

Kryesoret

Në konferëncë për shtyp, kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani tha se është shënuar fitore e thellë me mbi 40 mijë vota karshi kundërkandidatit nga VLEN.

“Shpall fitoren e thellë me mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse në çdo komunë shqiptare. Gjithandej në republikë, fitore e thellë e Frontit Europian. Urime të gjithëve. Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për besimin dhe kjo fitore është e përbashkët”, deklaroi Osmani.

Teksa procesi i numërimit të votave për garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut vijon, rezultatet paraprake tregojnë se kandidati shqiptar Bujar Osmani i Frontit Europian renditet i treti në rang vendi.

Festa ka shpërthyer në selinë e BDI në Tetovë, por edhe në Shkup. Pikërisht nga kryeqyteti maqedonas, në sheshin “Skënderbeu”, zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se sot fitoi Maqedonia europiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit