-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin arreston zv/ ministrin e Mbrojtjes për korrupsion

Kryesoret

Një zëvendësministër rus i mbrojtjes është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka thënë agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në vend, një veprim i rrallë ky në mes të ofensivës në Ukrainë.

Komiteti hetimor raportoi të martën për ndalimin e Timur Ivanovit, pa dhënë asnjë detaj për akuzat kundër tij, duke thënë vetëm që ai dyshohet se ka marrë ryshfet “në shkallë të gjerë”, çka përbën një vepër penale të dënueshme deri në 15 vjet burg.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se një raport mbi ndalimin e Ivanov i ishte paraqitur presidentit Vladimir Putin. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ishte informuar paraprakisht për ndalimin e tij, tha ai.

48 vjeçari Ivanov, një nga 12 zëvendësministrat e mbrojtjes, u sanksionua nga SHBA dhe BE në vitin 2022, pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Revista Forbes e ka renditur atë si një nga njerëzit më të pasur në strukturat e sigurisë ruse. Ai ishte subjekt i një hetimi të botuar në vitin 2022 nga Fondacioni i ndaluar Kundër Korrupsionit – krijuar nga lideri i ndjerë i opozitës Alexei Navalny.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit