-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri spanjoll pezulloi veten pas akuzave ndaj të shoqes, Rama i del në krah

Kryesoret

Kryeministri spanjoll Sanchez Castejon ka pezulluar veten nga detyra pas akuzave për korrupsion në të cilat ndodhet e shoqja e tij, dhe në ditën në vijim pritet që ai të japë dorëheqjen. Në lidhje me rastin ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili i qëndron në krahë homologut të tij të majtë.

“I dashur Sanchez Castejon! Është privilegj të kem miqësinë tuaj dhe mundësinë për të punuar me ju në këto kohë të trazuara për vlerat dhe parimet në të cilat besojmë dhe luftojmë.

Të kesh ty si udhëheqës të lëvizjes sonë socialiste do të thotë të udhëhiqemi në përpjekjet tona nga një njeri me mençuri dhe integritet të pamohueshëm. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë në këto kohë ku më shumë se kurrë nevojitet qëndrueshmëri ndaj gënjeshtarëve, shpifësve dhe manipuluesve të fakteve nga skajet e sferës politike.

Është nder të qëndroj pranë jush. Arritja juaj e presidencës së qeverisë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe legjitime, dhe falë politikës së ndershmërisë, solidaritetit dhe vullnetit të pamëshirshëm për dialog që keni dhënë për kombin tuaj, është një arsye bindëse për të vazhduar luftën.

Për Spanjën, për Evropën dhe për të gjithë ne. Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit