-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti: Kurti nuk pati efekt në Maqedoni

Kryesoret

Analisti politik në Maqedoni të Veriut, Xhelal Neziri deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur efekt në rezultatin zgjedhor të partive shqiptare në Maqedoni të Veriut, duke shtuar se ai s’ka mund “të arrijë qëllimin te shqiptarët”.

Sipas Nezirit, Kurti është politikan i popullarizuar por kur flitet për zgjedhje “votuesit mendojnë pak më ndryshe”. “Ndërhyrja e Kurtit s’ka arritur efektin e duhur.

Është edhe çështje tjetër që edhe Maqedonia ka një përbërje multietnike, një sistem politik të ndryshëm nga Kosova. Ne jetojmë në dy shtete e mbase të njëjtë, por nuk lidhen me sisteme të njëjta. Këto ndërhyrje mbase kanë pasur një efekt të kundërt.

Përfshirja e Kurtit s’e ka krijuar rezultatin e pritshëm. Është edhe i popullarizuar, por kur bëhet fjalë për votim, votuesit mendojnë pak më ndryshe. S’e kanë parasysh kultin e politikanit, por marrin vendime kur i marrin parasysh edhe rrethanat”, ka deklaruar Neziri në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka shtuar se ky është rezultat i dobët zgjedhor për partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut, duke shtuar se është hera e parë “që shqiptarët kanë dalë në masë kaq të ulët në zgjedhje”.

Sipas tij, subjektet politike shqiptare nuk kanë arritur të nxisin “as votuesin e fjetur” për të marrë pjesë në këtë proces demokratik. Neziri ka thënë se VMRO-ja pritet t’i marrë 50 deputetë në këto zgjedhje, e koalicioni VLEN 10 deputetë që beson se “s’do të ketë problem të krijohet koalicioni qeverisës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit