-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ancelotti jep lajmin, pas dy operacionesh në gju, gardiani i portës rikthehet në skuadër

Kryesoret

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha në një konferencë për shtyp, se gardiani i portës, Thibau Courtois, mund të rikthehet javën e ardhshme nga lëndimi.

Portieri belg ka humbur të gjithë sezonin për shkak të një dëmtimi të ligamentit të gjurit dhe pësoi një pengesë të mëtejshme në mars që kërkonte një operacion tjetër në gju.

Real Madrid do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën dhe më pas me Cadiz në La Liga të shtunën e ardhshme.

Ai është mirë, mendoj se do të jetë i disponueshëm për të udhëtuar me ne javën e ardhshme (në Mynih) dhe mund të luajë kundër Cadiz-it”, tha Ancelotti në një konferencë shtypi.

Andriy Lunin ka fituar besimin e Ancelottit si portier i Madridit në muajt e fundit, përpara Kepa Arrizabalaga, i huazuar nga Chelsea .

Portieri ukrainas Lunin priti dy penallti kundër Manchester Cityt javën e kaluar për të ndihmuar Real Madridin të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit