-sidi education-spot_img
22 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Protestuesit po zhvirgjërojnë plazhin e Zvërnecit, flamingot po qajnë…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me një mesazh për protestuesit që ishin dje në plazhin e Zvërnecit. Thirrja për ta ishte ironike që duket se do i hedhë më shumë benzinë zjarrit në tubimin e radhës sonte.

“Një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit