-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti thirrje Gjermanisë: Mbështesni Kosovën deri në anëtarësimin e plotë në KiE

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann, me personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e tyre deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e social demokratëve, Frank Schwabe, drejtuesin e Iniciativës së Stabilitetit Evropian (ESI), Gerald Knaus dhe drejtoren ekzekutive të fondacionit, Daniela Schwarzer.

Duke rikujtuar historikun e viteve të ‘90-ta dhe rrugëtimin e shumë shteteve drejt integrimit euro-atlantik dhe zgjerimin e BE-së, NATO-s e Këshillit të Evropës, në fjalën e tij, sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti nënvizoi qëllimin për anëtarësim në këto organizata dhe rëndësinë historike e momentumin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë dhe shtetet demokratike evropiane.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e vlerave të përbashkëta, të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Kurti i bëri thirrje zyrtarëve të Gjermanisë që të vijojnë ta mbështesin Kosovën edhe në fazën e fundit të votimit dhe arritjes së anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.

Ai u shpreh se pranimi i Kosovës si anëtare e 47-të e Këshillit të Evropës në 75-vjetorin e saj këtë vit është një përparim historik, për Kosovën dhe qytetarët e saj, për rajonin dhe për të gjithë Këshillin e Evropës, ku të gjithë qytetarët do të përfitojnë e veçanërisht dhe minoritetet në vendin tonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit