-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta/ Policia merr masat, ja rrugët që do bllokohen

Kryesoret

Ditën e nesërme është planifikuar që në orën 11:00 të zhvillohet protesta e radhës e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.

Policia e shtetit ka bërë me dije dhe masat që do të merren, ku bëhet me dije se që nga ora 09:45 e në vijim do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në bulervardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës dhe i bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të gjejnë rrugë alternative deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

‘Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të shmangen nga çdo akt dhune dhe të respektojnë ligjin.

‘Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune’ thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit