-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumentari/ Rama: S’e mora në telefon Melonin, jemi dëm kolateral

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Corriere Della Sera-n në lidhje me emisionin e ‘Report’ në Rai 3 që trajtoi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët duke shkaktuar një furtunë në të dyja vendet ka deklaruar se u gjend në mes të stuhisë italiane.

“Duke ndërhyrë civilisht për një çështje shumë serioze të censurës dhe dezinformimit të lirë që prek Shqipërinë, u gjenda në mes të stuhisë italiane” tha ai.

Më tej, Rama pasi telefonoi drejtorin e RAI-it, mohon që të ketë kontaktuar me kryeministren Meloni.

“Nuk kam folur me Giorgia Melonin, sepse e imja është një betejë për të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kryeministrja juaj nuk ka asnjë lidhje me të, edhe nëse vendi im u soll si një objektiv kolateral i sulmit kundër qeverisë së saj” tha ai. Të dielën është pjesa e dytë e dokumentarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit