-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita nis protestën para bashkisë kundër Veliajt: Do rrimë këtu deri në darkë

Kryesoret

Ka nisur protesta e opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Rithemelimi kërkon që të largohet nga detyra kreu i këtij institucioni, Erion Veliaj.

Ndryshe nga herët e tjera, sot opozita ka kërkuar leje që protesta të zgjasë deri në orën 20:00. Për këtë arsye në afërsi të godinës së bashkisë, shihen forca të shumta sigurie për të garantuar rendin.

Adriana Kalaja tha se protesta ka leje deri në orën 20:00. Ajo tha se sot do rrinë më gjatë dhe do të kërkojnë largimin e Veliajt. Kalaja theksoi se protesta nuk do ndalet deri në dorëheqjen e tij.

Në protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit