-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-drejtori i ATK-së: Burri i ministres Delina Ibrahimaj më goditi me thikë! Reagon policia

Kryesoret

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, ka kallëzuar në polici se në 20 nëntor 2023, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, e ka qëlluar me thikë për shkak të detyrës.

Në kallëzim, Koshaj deklaron se ka qenë mëngjes kur ai po ecte në rrugën “Tefta Tashko Koço” dhe prej një lokali ka dalë bashkëshorti i ministres Andi Ibrahimi, i cili i ka kërkuar të sqaroheshin në një ambient aty pranë.

Koshaj nuk ka pranuar dhe më pas Ibrahimaj, sipas kallëzimit të Drejtorit në Polici, e ka ofenduar dhe e ka goditur me thikë.

Ai deklaron më tej se ngjarja lidhet me pozicionin e tij të punës, pasi Andi Ibrahimaj ka menduar se drejtori nuk i ka rinovuar kontratën e punës një mikut të tij.

Përplasja mes të dyve mësohet se ka nisur që nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Pas marrjes së denoncimit prej tij, policia është vënë në ndjekje të Andi Ibrahimajt i cili nuk është gjetur në banesë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar sot edhe Policia e Shtetit, e cila ka bërë të ditur se “Më datë 21.11.2023 i është marrë kallëzimi shtetasit E. K. se, në rrugën “Tefta Tashko Koço” është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga shtetasi A. I. Shtetasit E. K. i është dhënë vendim mjeko-ligjor.

Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal i është marrë deklarim shtetasve A. I., E. M. e O. M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A. I”.

Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit