-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Delegacioni prej 40 shkencëtarësh apel qeverisë për resortet në deltën e Vjosës

Kryesoret

Një delegacion prej 40 shkencëtarësh nga Shqipëria dhe vende të Bashkimit Europian apeluan të premten qeverinë shqiptare që të mbrojë deltën e lumit të Vjosës nga turizmi masiv, përfshirë edhe nga planet për ndërtim resortesh në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga organizatat mjedisore EuroNatur, Riverwatch dhe EcoAlbania, shkencëtarët kërkuan përfshirjen e deltës së Vjosës brenda “Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa”.

“Kjo deltë përballet me shumë kërcënime nga vizioni i qeverisë shqiptare për turizëm masiv. Së fundmi, qeveria planifikon ndërtimin e një resorti luksoz me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, brenda deltës së Vjosës,” thuhet në njoftimin e organizatave mjedisore, pjesë e fushatës “Save the Blue Heart of Europe”.

Kushner deklaroi para pak javësh se ka në plan të zhvillojë resorte turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit duke ngritur pikpyetje serioze për cënimin e mjedisit dhe zonat e mbrojtura.

Po ky investim, sipas deklaratës, “është vetëm maja e ajsbergut të planeve shkatërruese për këtë ekosistem delikat”, nëse do t’i referoheshim masterplanit të qeverisë për zonën.

Shkencëtarë të huaj dhe vendas, pjesë e këtij delegacioni, akuzojnë qeverinë për plane shkatërruese që synojnë turizëm masiv dhe advokojnë për një alternativë të përputhshme ekologjikisht siç është eko-turizmi.

“Eshtë e dukshme për të gjithë shkencëtarët që morën pjesë në Javën Shkencore, që delta e Vjosës meriton një status ruajtjeje të lartë dhe duhet të përfshihet në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa,” citohet të ketë thënë Fritz Schiemer nga Universiteti i Vienës./BIRN

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit