-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta zbulohen për herë të parë bisedën sekrete me Ruçin

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zbuloi për herë të parë një takim që ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit asokohe, Gramoz Ruçi. Sipas Metës, ky i fundit i ka kërkuar që të flasë me Bashën dhe Kryemadhin që të vijnë në Kuvend dhe të mos përdorej një skenar që do të çonte në zëvendësimin e deputetëve, tha ai në Opinion.

“Le të vijmë tek djegia e mandateve, te akti më kriminal që ka bërë Lulzim Basha për llogari të Edi Ramës.

Dhe ishin paketë këto bashkë, djegia e mandateve, falja e pushtetit lokal dhe bojkoti i Reformës në Drejtësi. Unë jo për djegien e mandateve që nuk më ka shkuar në mendje, por unë kam qenë edhe kundër bojkotit se bojkoti është bërë i pavlerë në Shqipëri.

Së dyti, i kam çuar unë në parlament opozitën sepse plani ishte që të themi të vërtetën dhe këtu po them edhe një sekret. Ndoshta do mërzitet pak zoti Ruçi.

Do them një sekret. Plani ishte që mandatet të digjeshin për shkak të bojkotit e të bëheshin 6 muaj edhe të detyrohej zoti Ruçi të zbatonte rregulloren dhe të firmoste për t’i zëvendësuar.

Ai në 29 Nëntor të atij viti, pra kjo ndodhi në Shkurt, pas ceremonisë në Varrezat e Dëshmorëve, unë si President ai si Kryetar Kuvendi më ftoi për një kafe dhe më tha.

Më dëgjo më tha mua, fol pak me zotin Basha, edhe me Mokinën tha dhe të vijnë se unë kam një presion të madh nga partia, nuk tha nga Rama që të them të vërtetën, që të firmos, të zbatonte ligjin.

Ai ishte politikan me përvojë. E dha mesazhin e vet. Kam folur me Bashën dhe Monikën që duhet shkuar sepse është ky skenar dhe kjo nuk i shërben as opozitës, askujt.

Ata e shtynë. Unë isha në presidencë dhe shikoja zotin Balla, sa e kishin kaluar buxhetin këta, studentët ishin në protestë dhe zoti Balla thotë që për kërkesat ekonomike të studentëve s’kemi ça bëjmë sepse ne e kaluam buxhetin tani e ka presidenti.

Atëherë thashë faleminderit zoti Balla dhe bëra një deklaratë. Për arsye politike për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës dhe disa problemeve po e kthej buxhetin.

Kam folur me Petrit Vasilin dhe Monika Kryemadhin që jeni Partia e Lirisë, çoni amendamentet atje. Dhe ata vajtën. Pastaj u shfrytëzua një moment që unë isha jashtë shtetit, u bë fakt i kryer”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit