Në Klasiken e futbollit kolumbian, Independiente Medellin dhe Atletico Nacional barazuan në shifrtat 2-2.
Një përballje e cila njihet për rivalitetin e madh mes ekipeve dhe tifozerive, të shumtë ishin ata që ndoqën sfidën në stadiumin ‘Ataniso Girardot’, ku nuk munguar as problematikat.
Në një moment, gjatë një këndoreje mesfushori Pablo Ceppelini u godit me thikë nga tifozët e vendosur në tribuna. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, me ish-mesfushorin e Cagliarit në Serie A që vendosi duart në fytyrë nga goditja.
Këto skena janë të njohura në Kolumbi, teksa as vendosja e arbitreve vajza në fushë nuk i ka zbehur tensionet. Në Medelin ndodh shpesh që tifozët të përleshen mes tyre, duke pasur edhe viktima dhe rrëmbime të tifozëve.
INDEPENDIENTE MEDELLÍN vs ATLÉTICO NACIONAL
Pablo Cepellini iba a tirar un córner y le arrojaron un cuchillo en la cabeza.
21/04/2024 pic.twitter.com/mDOSfxpTuz— Barra Brava (@barrabrava_net) April 22, 2024