Ditën e sotme u zhvillua Konventa e Partisë së Lirisë. Ndryshime, plane, programe, përjashtime të grupeve armiqësore. Pa harruar sulmin kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë, por edhe Lulzim Bashës.
Por Ilir Meta ndryshe nga cdo dalje në media sot “harroi” që të sulmonte drejtësinë e re dhe Altin Dumanin, që deri pak ditë më parë i thoshte “Dumduman”.
Sulmoi ish-ambasadorë si ai i italian apo diplomatë dhe ndërkombëtarë të tjerë, por përse Meta nuk e përmendi Dumanin në dy orë fjalim që mbajti. Kishte kohë për të treguar histori me Leninin, Stalinin, Churchil, Prodin, etj por Dumanin nuk e lakoi.