-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Marrëdhënia me SPAK-un pro-aktive, do dorëzoj informacionet

Kryesoret

Erion Veliaj i ftuar në Report Tv ka folur për SPAK duke komentuar deklaratën e kreut Altin Dumani i cili tha se insitucionet shqiptare nuk raportojnë problemet. Veliaj është shprehur se marrëdhënia me SPAK nuk duhet të jetë vetëm reaktive.

“Unë besoj se marrëdhënia me SPAK-un nuk duhet të jetë vetëm reaktive, kur ata kërkojnë diçka, por mund të jetë edhe pro aktive. Zoti Dumani kishte të drejtë kur tha se institucionet duhet të jenë më pro aktive.

Unë e kam marrë seriozisht këtë propozim dhe dua jo vetëm të vazhdojmë bashkëpunimin, por dua të jap më shumë informacione, edhe për të sqaruar çështjen e inceneratorëve, edhe për të shpjeguar pse disa media dhe disa gazetarë të influencuar nga politika ngatërrojnë letrën e Bankës Botërore me propozimin e pakërkuar.

Kështu që, sa të pres që SPAK-u dhe institucionet e tjera, le të themi, me procedurat dhe vonesat e postës, ta bëjnë gjithë këtë komunikim, më mirë shkoj vetë, bëj një kronologji të gjithë këtyre situatave dhe mendoj se qasja proaktive na ndihmon të dyja palëve.

Palën e bashkisë për aq sa ka, si një nga 5-6 klientët e inceneratorëve dhe për gjithë dijeninë që ka, edhe palës së SPAK-ut për të mos u vonuar me “erdhi posta, u vonua posta”, por për të pasur të gjithë informacionin e nevojshëm.” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit