-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj ‘Vëllezërit e Italisë’, po ajo shtoi se nëse zgjidhet nuk do të marrë detyrën e ligjvënëses evropiane.

Zgjedhjet që mbahen prej 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian shihen si një provë kyçe për forcës që gëzon në elektorat koalicioni i saj i djathtë 18 mujor.

Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali, të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë e që do ta çojë të majtën në opozitë“, u tha zonja Meloni mbështetësve në një konferencë partie në qytetin bregdetar të Peskarës, nga ku dhe nisi fushatën.

Zonja Meloni, partia e së cilës i ka rrënjët tek grupi fashist i Benito Musolinit, bëri thirrje për daljen e Italisë nga euro-zona kur ishte opozitë dhe fitorja e saj në zgjedhjet e vitit 2022, ngriti shqetësime në disa kryeqytete evropiane.

Megjithatë, ajo ka ndjekur një linjë gjerësisht pro-evropiane gjatë qëndrimit në detyrë, veçanërisht mbi çështjet e politikës së jashtme, si Ukraina dhe Lindja e Mesme.

Partia e saj gëzon mbështejen më të madhe popullore në Itali me 27%, sipas sondazheve të fundit, duke kaluar Partinë Demokratike të opozitës me rreth 20% dhe “Lëvizjes me Pesë Yje”, një formacion i majtë qëe gëzon 16% mbështetje.

Emri i zonjës Meloni do të jetë i parë në fletën e votimit për partinë ‘Vëllezërit e Italisë’, në të pesë zonat zgjedhore të Italisë, por ajo u zotua se nuk do të përdorë “asnjë minutë” nga koha e saj si kryeministre, për të bërë fushatë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit