Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama është fshehur duke mos pranuar që të përballet me akuzat e ngritura në dokumentarin e RA13. Ai tha se drejtuesit më të lartë të policisë bashkëpunojnë me policinë. Mafia, tha më tej ai, ka lidhje në qeveri.
“Edi Rama ka vendosur që të fshihet si frikacak nga përballja me opozitën dhe të vërtetën. Kuvendi duhet të distancohet nga sjellja e Edi Ramës ndaj RA13 dhe modeli i qeverisjes që ka ndërtuar. ish-këshilltari i vetë Ramës, Mandoi nga pohoi atë që kemi thënë ne si opozitë, që mafia ka përfaqësuesit e saj brenda institucioneve dhe ka mundësi perfekte për të kushtëzuar Shqipërinë. E vërteta turpëron prandaj Edi Rama është fshehur.
Imazhi i Olsi Ramës dhe Engjëll Agacit nuk është ai i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kryeministri i vendit përmendet në dosjen e mafies që po hetohet në Bruksel. Vëllai i kryeministrit përdor të njëjtin automjet që përdorin anëtarët e bandës. Dokumentari i RA13 nuk ka sulmuar Shqipërinë por nxjerr të vërtetat për Edi Ramën” tha ai.