Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Safe stay in Albania”, organizuar lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik u shpreh se vendi është përballur me një rritje të papritur të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë.
Sipas Ramës vetëm në këtë pjesë të parë të vitit rritja është regjistruar deri në 65 për qind më e lartë.
Kreu i shtetit u shpreh se kjo tregon një zhvillim të shpejtë në fushën e turizmit dhe se shifra 20 milionë turist në vit mund të arrihet shumë shpejt.
Ai gjithashtu shpalosi vizionin e tij ku u shpreh se deri në vitin 2023, kërkesa e të huajve për të vizituar Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë.
“Në periudhën e parë të këtij viti ne jemi përballur me një të papritur në lidhje me numrin e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Që është mbi 65 përqind më i lartë.
Që do të thotë se është një tregues i një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numrit të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë pesimiste.
Dikur operatorët turistik në Durrës shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e turistëve kishte arritur në 5 milionë, dhe unë u thash se mbas pak vitesh do arrij në 10 milionë.
Të mendosh duke parë sesi ka filluar ky vit, shifra e 20 milion turistëve mund të arrihet shumë më përpara, dhe deri në 2030, kërkesa e turistëve për në Shqipëri mund të arrijë deri në 30 milionë.
Por duke parë kërkesën duhet parë se çfarë jep oferta jonë për të realizuar këtë projekson.
Dhe kjo është arsyeja e këtij takimi dhe nevoja për të kuptuar sa e rëndësishme është ajo që bëjmë ne të gjithë, si në nivelet e qeverisë si dhe atë të institucioneve” u shpreh Rama.