-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku: Në fund të Qershorit hapet tuneli i Llogarasë dhe Thumanë-Kashar

Kryesoret

Ministrja Belinda Balluku tha se ky vit do të jetë me shumë dorëzime veprash dhe hapje kantieresh të reja. Ajo renditi të parin hapjen e aksit Thumanë-Kashar, që do të lehtësojë trafikun, por edhe tunelin e Llogarasë.

“Ky do të jetë një vit me shumë dorëzime veprash dhe me shumë hapje kantieresh të reja. Të gjithë më pyesin nëse e kam seriozisht kur them që Thumanë-Kashar një nga akset rrugore pjesë e Korridorit Blu dhe më kyçe të këtij korridori pasi do të jetë ajo që do të shpëtojë një herë e mirë të gjithë trafikun që prej vitesh me të vërtetë e kemi pasur problem. E kam seriozisht, më 30 Qershor Thumanë-Kashar do të jetë një aks i përshkrueshëm.

Ajo do të jetë dita kur çdo automjet do ta përshkrojë atë aks dhe për më tepër ne me shumë gëzim do t’ia dorëzojmë policisë që të nisë operacionet dhe të ketë monitorim të plotë. Gjithashtu më 30 Qershor, por do t’i koordinojmë, nëse Thumanë-Kashar hapet me 30 Qershor, atëherë tuneli i Llogarasë do të hapet një ose dy ditë më pas pasi edhe forcat tona duhet të jenë të përqendruara.

Do të hapim tunelin e Llogarasë që në opinionin tim është perla e infrastrukturës shqiptare. Një tunel prej 6 kilometrash, një tunel që do ta quaja vepër arti edhe për shkak se gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe nga tuneli i Murrizit, por edhe ai tunel do të dorëzohet brenda vitit 2024 duke mbyllur njëherë e mirë Rrugën e Arbrit”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit