Ditën e sotme tregtarët e bashkisë së Belshit kanë dalë sërish në protestë kundër vendimit për largimin e tregut jashtë qytetit.
Tregtarët kanë hyrë me forcë në ambientet e bashkisë dhe kanë kërkuar që kryetari të ulet në takim me ta.
Policia Bashkiake ka mbyllur derën dhe i ka penguar që tregtarët të arrin informacion dhe të përballen me drejtuesit e bashkisë, por ata e kanë rezistuar duke e hapur derën kryesore me forcë.