-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcet dajaku, policët donin t’i vinin prangat, ai i bën për spital

Kryesoret

Një person nuk i është kursyer në grushte e shkelma dy oficerëve të policisë në Kosovë. Siç raportohet gjatë arrestimit të tij ai ka bërë rezistencë dhe si rezultat ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj dy efektivëve.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:12 në rrugën “Ismail Qemali”, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit