Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pasi Erion Veliaj është thirrur nga SPAK.
Në reagim, Kryemadhi shprehet se ajo dhe ekipi i saj i LSI-së që drejtonte më herët, vendosën një standard të ri për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar.
“Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër.
Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.
KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!
Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon “me mik”.
Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t’i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej.
E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça”, deklaron Kryemadhi.