-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj në SPAK, protestë para bashkisë, Blushi: Janë tmerruar deri në palcë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se kalimi online i mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës është në shkelje të ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak. Blushi u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

“I tmerruar deri në palcë nga hajdutëritë dhe krimet e shumta, për të cilat do detyrohet të japë patjetër llogari, i frikësuar si lepur nga transparenca para qytetarëve, Erion Veliaj sapo ka urdhëruar zhvillimin online të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ky vendim i marrë pa pyetur përfaqësuesit e opozitës, është shkelje e hapur e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Askush nuk mund të na pengojë ne këshilltarëve të opozitës të ushtrojmë detyrën për të cilën jemi zgjedhur!

Të gjithë para Bashkisë së Tiranës, pas pak në ora 16:30, në protestë kundë mafies së inceneratorëve dhe organizatës kriminale 5D.

Erion Veliaj duhet marrë urgjent i pandehur! Nuk ka “Drejtësi me Regji” që e shpëton! Na ka përballë” shkruan ai. Aktualisht po zhvillohet protesta përpara bashkisë. Erion Veliaj ndodhet në SPAK prej mëngjesit dhe mbledhja po zhvillohet online.

Këshilli bashkiak mbledhje online, Teliti: Shpirtin opozitar s’e ndal dot askush

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit