Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar për sa i përket paraqitjes së Erion Veliajt në SPAK.
“Shpresoj që sot, Erion Veliaj, mos të gënjejë përpara SPAK ashtu siç bëri në Komisionin Hetimor dhe përpara qytetarëve. E di që kjo është pjesa më e vështirë e kësaj dite për të, por mbetet këshilla më e mirë drejtuar një njeriu që e ka më të lehtë të jetojë pa u ushqyer por jo pa gënjyer”, shkruan ajo.
Jorida Tabaku ka drejtuar komisionin hetimor parlamentar të aferës së inceneratorëve.