-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Flakë në det’/ Ja kush janë shokët që i ranë në burg baronit Gëzim Çela (EMRAT)

Kryesoret

Tre persona të tjerë janë arrestuar për operacionin “Flakë në det” zhvilluar verën e vitit të kaluar në kuadër të goditjes së një grupi që trafikonte lëndë narkotike.

Në krye të bandës qëndronte  Gëzim Çela, i arrestuar në Kosovë dhe ekstraduar në Shqipëri.Me urdhër të SPAK, u arrestuan tre persona. Konkretisht pas hekurave ranë shtetasit: Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj.

“Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim  A. D., S. L. dhe K. B.,  si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a,  333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024. Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare” njofton policia.

EMRAT/ Operacioni “Flakë në det”, Policia: Ja kush janë 3 personat e shpallur në kërkim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit