Një efektiv në burgun e Fierit është goditur nga një person i paidentifikuar dhe se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Kështu njoftoi ditën e sotme policia. Por Sali Berisha shprehet se kemi të bëjmë me një revoltë në burgun e Fierit, ku për pasojë ka përfunduar në koma shefi i edukimit Nazmi Doko, ndërsa shumë policë janë plagosur. Sipas denoncimit, dhuna ndaj policëve të burgut ka ndodhur gjatë ditëve të amnistisë për mënyrën sesi i janë trajtuar.
Postimi i Berishës:
Revoltë në burgun e Fierit!
Në koma shefi i edukimit në burgun e Fierit!
Disa policë plagosen nga të burgosurit.
Ngjarja mbahet sekret si në shpellat e mafies!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Miredita i nderuar doktor Berisha!
Me japin nje info, per nje ngjarje ne burgun e Fierit
Shefin e edukimit ne kete burg Nazmi Doko e kane goditur me sende te forta dhe ka qene ne spital ne gjendje kome, deri sot
Sot ka dal nga koma dhe eshte ne spital
Si dhe disa polic jane rrahur nga te burgosurit gjate diteve te amnistise, per menyren se si i kane trajtuar nga ana shkresore per perfitimet
Deri tani nuk kane dhene asnje lajme edhe mediat e mbajne te fshehte dhe nuk japin info goditjen e shefit te edukimit, e kane goditur ne rruge!
Reagimi i policisë Fier:
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Goditet efektivi i burgu i Fierit, dërgohet në spital, autori ia mbath në errësirë