Ministrja e Arsimit, Orgeta Manastirliu, në interpelancën me deputeten Ina Zhupa, dha raportin sa i takon arsimit, ku pyetja kryesore ishte rezultati i dobët në testin e PISA.
Manastirliu gjatë fjalës së saj kaloj theksin tek mësuesit, pikërisht 1 ditë pasi këta të fundit zhvilluan protestën për pagat e ulëta.
Ministrja nuk kishte dhënë asnjë reagim për këtë protestë por dha një ‘premti’ nga foltorja e Kuvendit se në muajn korrik, paga e mësuesve do të njohë një ‘rritje historike’
“Rritja e cilësisë arsimore nuk mund të kuptohet pa rritjen e lartësimin e dinjitetit të mësuesit. Në muajn korrik paga e mësuesve do të njohë rritjen më të madhe historike.
Për mësuesit tanë mbështetja me paga më të larta rrit cilësinë e arsimit, rrit dhe kërkesën e të rinjve për fushën e mësuesisë” u shpreh ministrja.