Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion antidroge, ndërsa ka vënë pas hekurave rreth 20 persona.
Mësohet se në total janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.
Sakaq, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.
Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj, por ende nuk dihen detaje nga operacioni.
Sakaq, në orën 09:00, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, drejtori Tonin Vocaj do të dalë sot në një konferencë për mediat për të dhënë detaje mbi aksionin në fjalë.