Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e policit të burgjeve që u dhunua para banesës së tij.
Në imazhin e publikuar, shefi i edukimit në burgun e Fierit shihet i gjakosur. Berisha shkruan se policit të burgjeve i kanë çarë kokën dhe se krimi po mbahet i fshehtë.
“Shefit të Edukimit në burgun e Fierit i kanë çarë kokën! Krimi mbahet i fshehtë! #sb”, shkruan Berisha.
Efektivi i burgut të Fierit, Nazmi Doko ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, reparti i Kirurgjisë. 64-vjecari ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se po hetohet pista e goditjes për shkak të detyrës, por kjo nuk pohohet zyrtarisht. Policia e Fierit dhe as IEVP Fier nuk kanë reaguar për ngjarjen, ndërsa autori është ende i paidentifikuar tre ditë pas ngjarjes së rëndë.