-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente në Bashkinë e Tiranës

Kryesoret

Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti iu dha ditën e sotme titulli “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Ahmeti në fjalën e tij tha se Shqipëria mëmë i ka mbajtur gjithmonë afër shqiptarët. Ai i premtoi kryebashkiakut Veliaj se do të jetë një qytetar i disiplinuar, por mbi të gjitha tha se këtë nder e ndan me dëshmorët që për flamurin dhe gjuhën dhanë jetën.

“Kjo nënë, Tirana, Shqipëria, ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë, heronj të kombit që nëna këtu në prehrin e vet i ka mbajtur. Do doja t’ju falenderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha: Mos e falenderoni njëri-tjetrin se të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet për të gjitha punët kur bëhen”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili pranoi se vetëm një njeri si Ali Ahmeti mund ta kthente sërish në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“Ka një gjë që nuk e luan dot as topi e cila është se historia do ta thotë me zë dhe më të fortë se kushdo sot dhe që është se atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë në Republikën e RMV dhe për ngritjen lart të shqiptarëve të gjithë ne të tjerët nuk mund ta diskutojmë, por vetëm duhet ta pranojmë dhe nëse jemi të mençur ta marrim si një mësim nga një shqiptar ndër më të mirët”, tha Rama.

Ali Ahmeti, nderi i Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit