-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohet dhuna në universitetet amerikane mes protestave për luftën në Gazë

Kryesoret

Kundër-protestuesit “sulmuan me forcë” një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë në Univeristetin e Kalifornisë, në Los Anxheles, herët të mërkurën dhe aktivistët u përplasën me forcat policore që shkatërruan tendat e tyre në Universitetin “Viskonsin-Madison”, në Medison, pjesë e përshkallëzimit të dhunës në disa universitete amerikane lidhur me luftën në Gazë.

15 persona mbetën të plagosur gjatë përplasjeve në Univeristetin e Kalifornisë, mes të cilëve një person që u shtrua në spital, tha Presidenti i Universitetit të Kalifornisë.

Ndërkohë, të martën në mbrëmje, policia e Nju Jorkut hyri në Universitetin ‘Columbia’ pasi universiteti kërkoi ndihmë. Ata larguan një kamp me tenda dhe larguan turmën që kishte marrë nën kontroll sallën ‘Hamilton’.

Kancelari i Universitetit të Kalifornisë Gene Block tha përmes një deklarate se “një grup nxitësish” të martën “sulmuan me forcë” kampin e tendave të protestuesve pro-palestinezë duke detyruar universitetin të kërkonte ndihmë nga organet ligjzbatuese.

Pas disa orësh përplasjeje mes grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite, policia ndau grupet dhe rivendosi qetësinë.

Të mërkurën, protestuesit pro-palestinezë rindërtuan barrikadën përreth kampit të tyre. Nuk pati shenja përplasjeje ndërsa në universitet ka prani të punonjësve të rendit.

Të mërkurën, në Medison, kryeqytet i Viskonsinit, policët me mburoja hoqën të gjitha tendat duke lënë vetëm një dhe shtynë me force protestuesit, çka solli përleshje. Katër police mbetën të plagosur, mes të cilëve një që u qëllua në kokë, sipas autoriteteve.

Brenda disa orësh, protestuesit ngritën më shumë tenda brenda kampusit të Universitetit të Viskonsinit./VOA

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit