-sidi education-spot_img
17.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Berati është shembull i transformimit dhe kthesës së trendit të ikjeve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Berat, ka folur për zhvillimet e qytetit ndër vite, duke e cilësuar atë si një nga shembujt kryesorë të transformimit dhe ndryshimit pozitiv në vend.

“Jemi në këtë rrugëtim këtu në Berat në një stacion që unë vij me dëshirë gjithmonë, sepse është një nga shëmbëlltyrat më të forta të transformimit. Qytetarët e këtij qyteti na besuan mandatin tonë të parë, e kujtoj shumë mirë edhe rrugën time të parë në Berat kur u zgjodha kreu i PS-së. Kur kam ardhur për herë të parë ishte një rrugë jashtëzakonisht e vështirë. Faktikisht nuk kishte rrugë, ju e dini më mirë se unë dhe për shumë vite rruga që lidh Beratin me kthesën e Lushnjës ishte problem më i madh i qytetarëve të Beratit. Sot Berati është vendi që ka shënuar si një dallëndyshe e parë kthesën e trendit të ikjeve dhe ardhjeve.

Në Berat më shumë kthehen sesa largohen nga vendi. Kjo lidhet me faktin se në Berat njerëzit që duan të ndërtojnë një ekonomi familjare e gjejnë rrugën. E paimagjinueshme sot që më të rinjtë e kësaj familjeje të imagjinojnë një vend si ai ku një pjesë e jona ka jetuar…”, u shpreh Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit