-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Benzi’ përplas për vdekje 50-vjeçarin dhe arratiset

Kryesoret

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Siç informon policia drejtuesi i një makine tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Më pas shoferi i identifikuar si L.Z., është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.

“Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit