-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezulloi tregtinë me Izraelin, Erdogan: Shembull edhe për shtetet e tjera

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur pas vendimit për të pezulluar të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin dhe ka treguar se pse Ankaraja e mori këtë vendim.

Në rrjetin social “X”, Erdogan ka thënë se të gjitha pasojat e këtij vendimi do të koordinohen me sektorin e biznesit të Turqisë.

“Me qëllim që të detyrojmë Izraelin të pushojë zjarrin dhe të rrisë sasinë e ndihmave humanitare që lejon, fillimisht vendosëm kufizime të eksportit për 54 grupe produktesh. Që nga dje, ne kemi pezulluar transaksionet e eksport-importit me Izraelin, duke mbuluar të gjitha produktet. Ne do t’i bashkërendojmë pasojat e këtij hapi së bashku me botën tonë të biznesit”, ka thënë Erdogan.

Ai theksoi se Turqia nuk dëshiron armiqësi me asnjë vend.

“Ne nuk kemi armiqësi apo konflikt me asnjë vend në rajonin tonë. Siç e kam thënë në çdo rast, nuk duam të shohim konflikt, gjak dhe lot në rajonin tonë. Si të gjitha fetë, ne duam të jetojmë së bashku në paqe, prosperitet dhe stabilitet”, ka deklaruar presidenti turk.

Teksa shpjegoi qëllimin e vendimit, ai tha: “Ne kemi një qëllim këtu dhe ai është të detyrojmë qeverinë e Netanyahut, e cila ka dalë jashtë kontrollit me mbështetjen e pakushtëzuar ushtarake dhe diplomatike të Perëndimit, për armëpushim. Qëllimi do të arrihet nëse shpallet armëpushimi dhe nëse lejohen më shumë ndihma humanitare të hyjnë në Gaza. Kjo lëvizje e Turqisë do të jetë shembull për vendet e tjera që janë të shqetësuara nga situata aktuale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit