Sali Berisha ka denoncuar drejtorin e kryebashkiakut Erion Veliaj, Taulant Tushën se ka hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait.
Berisha ka nxjerrë dokumentet që vërtetojnë sipas tij pasuritë e vëllezërve Tusha, si dhe ka akuzuar SPAK se po i fsheh këto vjedhje të pafundme të kryera nga drejtorët e Erion Veliajt.
‘Hajnat nuk ngopen kurrë! Taulant Tusha me hotel në Potam të Himarës në emër të vëllait! Shikoni foton dhe lexoni dokumentat. Vjedhje të pafundme. Krimet që fsheh Skrapi i partisë!’, shkruan Berisha në Facebook.