-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Më ka humbur gruaja me fëmijët’/ I mituri u gjet i mbytur në lumë, policia ndalon babanë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj, prej 3 ditësh rezultojnë të humbur.

Trupi i një prej fëmijëve është gjetur i mbytur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

Tragjedi/ Nëna me 3 të vegjlit të humbur prej ditësh, një prej fëmijëve gjendet i mbytur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit